Siti pret Spurs, Vijareal-Real “Mbreti” në mes

- Guardiola pret tri pikë për…ditëlindje, Ançeloti kërkon zgjimin e ‘Merengues’. Juve e re nis nga Kupa.
Mançester Siti i Pep Guardiolës rikthehet të luajë në kampionat. Sot në ‘Etihad’ (21:00) do të ketë përballë Totenhemin e Antonio Kontes në duelin e forcës.
Fakti që ‘Qytetarët’ vijnë pas humbjes shokuese në derbi me Junajtid e kthen takimin e mbrëmjes me Spurs një betejë ‘rikuperimi’.
Barazimi i djeshëm Kristal Palasë- Mançester Junajtid 1-1 duket se ka stepur ‘Djajtë’ pas asaj ecurie fantastike të skuadrës së Ten Hag duke e kthyer takimin e sotëm në detyrim për Sitin në atë që quhet ndjekësi i madh i Arsenalit në krye.
Ndërkaq në Itali do vijojë kompeticioni i Kupës. Sikundër dhe në Spanjë me Kupën e Mbretit. Edhe në tokën iberike takimi Vijareal- Real Madrid (21:00) e kthen këtë duel në vlerë të madhe futbollistike të këtij raundi. Barça viziton jugun e Spanjës aty ku do të takojë Keutën (Ceuta).
Sot:
Premier League:
Mançseter Siti-Totenhem
Kupa e Italisë:
Atalanta-Specia
Lacio- Bolonja
Juventus- Monza
Kupa e Mbretit:
Keuta- Barcelona
Vijareal- Real Madrid/Sportiim.al/