Zomer bashkohet me Bajernin

sportiim2

Më në fund Jan Zomer bashkohet zyrtarisht me kampionët e Gjermanisë Bajern Mynih.

Bavarezët kishin javë që kishin pikasur zvicerianin e portës së Gladbah ndërsa sot klubi ka arritur të mbyllë me sukses transferimin e gardianit 34 vjeçar.

Ai do të zëvendësojë Manuel Nojerin, i cili u dëmtua gjatë pushimeve të dimrit dhe do të qëndrojë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Zomer me 8 edicione te Borusia Mynshengladbah, mbron edhe portën e kombëtares helvete duke qënë numri 1 i kuadratit të formacionit të teknikut Murat Jakin.

?>