Miqësorja shekullore, Ronaldo e Mesi spektakolarë

Miqësore në Riad: Al Hilal & Al Nasr (Riyadh ST X1) – PSG 4-5

Golat: Ronaldo 34′ (pen), 45’+6′, Hjun-So 56′, Taliska 90+4 / Mesi 3′, Markuinjos 43′, S. Ramos 54′, Mbape 60′ (pen), Ekitike 78′

Kishin ruajtur një duel spektakolar në Arabinë Saudite. Kristinao Ronaldo dhe Lionel Mesi u takuan sërish në fushë. Si zakonisht rivalë. Nëse e gjithë Arabia Saudite e kishte vështrimin te ylli i Al Nasr, Ronaldo, te kampionët e Francës veç Mesit, në skuadër edhe kampionë të tillë si Mbape, S. Ramos, Nejmar, Markuinjos, Hakimi etj.

Në tribuna një popull i tërë në delir. Jo vetëm në momentin e hyrjes në fushë të skuadrave…Dhe që në të 3-ën kampioni i botës Mesi shënon golin e parë të takimit për PSG duke paralajmëruar një mbrëmje magjike futbolli.

Më pas radha e show-t të Ronaldos. Fillimisht me tri-katër magji në veprimet me topin më tej dy gola të njëpasnjëshëm. Ish shoku i skuadres te Reali, portieri Navas, në duel për të larguar sferën godet fytyren e portugezit duke shkaktuar penallti.

Numri 7-të i yjeve të dy klubeve më të famshëm në Arabinë Saudite realizon për 1-1. Formacioni i Galtier realizon shpejt të dytin me Markuinjos ndërsa sërish Ronaldo barazon në kohën shtesë të pjesës së parë për 2-2.

E dyta nis me golin e Serxhio Ramos teksa qëndërmbrojtësi spanjoll përfundoi nga afër një magji të Mbapesë nga e majta. Hjun-So barazon me kokë për arabët ndërsa Mbape kalon përpara PSG-në me një penallti.

Pikërisht në këtë moment të gjithë në këmbë. Ronaldo, Mesi, Mbape dhe Nejmar (humbi një penallti), dalin nga loja. Ekitike për parizienët shënon të pestin në një sfidë spektaolare që nuk përfundon kurrë. Në fund përsëri skuadra vendase shënon golin e radhës me Taliska.Ishte një mbrëmje magjike arabe. Me yjet e mëdhenj të botës futbollistike./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!