Franca kërkon zyrtarisht të dëgjohet çfarë flasin arbitrat

Federata Franceze e Futbollit (FFF) do t’i kërkojë Bordit Ndërkombëtar (Ifab), kujdestarit të rregullave të futbollit, autorizimin për të pajisur gjyqtarët e kampionatit të Ligue 1 me një sistem audio që lejon të gjithë të dëgjojnë bisedat e tyre.
Këtë e bëri të ditur presidenti i Komisionit Federal të Gjyqtarëve, Erik Borgini, duke shpjeguar se Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendimin t’i shkruajë Ifab-it për të kërkuar autorizimin që Franca të jetë një federatë eksperimentale për sistemin audio të gjyqtarëve që nga fillimi në fundi i ndeshjes”.
“Nëse publiku dhe shikuesit do të mund të dëgjonin se çfarë thonë arbitrat do të ishte fantastike për publikun,” tha Borgini. Në ndeshjen e fundit që pashë, kisha kufje dhe dëgjova shkëmbimet e kuartetit të arbitrave, ishte shumë kënaqësi. Publiku do të ndjente se gjyqtarët nuk u flasin kurrë keq lojtarëve”.
Sipas Borginit, gjyqtarët e Ligue 1 janë “plotësisht në favor” të sistemit audio, “siç është Departamenti i Arbitrave”. Federata e futbollit pret përgjigje nga Ifab, i cili u mblodh dje.