Ndalet Kukësi, Paulauskas debuton me gol te Egnatia

Kupa e Shqipërisë, turi 1/8:
Skënderbeu – Egnatia 0-1
Apolonia – Kukësi 0-0
Janë luajtur mesditën e sotme dy sfida të Grupit B të vlefshme për turin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu – Egnatia dhe Apolonia – Kukësi mbeten ende me llogari të hapura për sfidat e kthimit.
Rrogozhinasit morën një fitore minimale në frymën e fundit përballë korçarëve. Teksa luhej e fundit minutë shtesë, Paulauskas shënoi gol në debutimin e tij me rrogozhinasit duke konkretizuar rastet e shumta të ekipit të Duros.
Sakaq, në aneksin e stadiumit”Loni Papuçiu” të Fierit, Kukësi nuk ia doli përballë Apolonisë duke mbyllur këtë ndeshje të parë në barazim pa gola me gjithçka për t’u vendosur në të kthimit.
Ditën e sotme do të luhet edhe përballja mes Erzenit dhe Teutës duke nisur nga ora 16:00 që do të kompletojë ndeshjet e para të këtij turi./S. Gjidiaj/