Kapllani dy gola në dy porta…

Kupa e Shqipërisë, turi 1/8:
Erzeni – Teuta 1-1 (Kapllani 81′ / Kapllani ag 85′)
Derbi Erzeni – Teuta i vlefshëm për turin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë u mbyll në shifrat 1-1 me emocionet që ishte rezervuar për minutat e fundit.
Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt mbylljes së ndeshjes me rrjeta të paprekura, një ish i kësaj sfide prish qetësinë me një gol mjaft të bukur. Kapllani shënoi në portën e Qirkos duke kaluar në avantazh Erzenin.
Shumë pak kohë për të gëzuar për shijakasit, pasi është sërish Kapllani i cili prish festën e golit të tij. Gjuajtja e Beqjas devijohet me kokë nga autori i golit dhe përfundon në rrjetën e Hasanbellit duke shënuar rikthimin e baraspeshës në shifra.
Sakaq, Erzeni e mbyll sfidën me 1 lojtar më pak pas daljes me të kuq të Xhelil Asanit për protesta dhe me këtë barazim që nuk përcakton asgjë mbi fatet e dy skuadrave.