Inter fiton Superkupën e Italisë, Milan pa fuqi

Milan- Inter 0-3 /Dimarko 10′, Xheko 21′, Lautaro Martinez 78′/

Nëse një përgjigje do të kërkohej nga Riadi, padyshim ajo është; Interi aktualisht është më mirë se Milani dhe ndoshta edhe më i fortë se kuqezinjtë.

Sigurisht, zikaltërit kthehen në shtëpi nga Arabia Saudite me një trofe: është skuadra e Simone Inzagit – që i bashkohet Alegrit dhe Lipit me katër tituj në këtë kompeticion – për të ngritur Superkupën e Italisë, duke fituar derbin e Milanit me numër 234 në histori.

Në stadiumin ndërkombëtar ‘King Fahd’, finalja nuk ka histori, përfundon 0-3 nga minuta e dhjetë deri në minutën e fundit: Federiko Dimarko dhe Edin Xheko nënshkruajnë 2-0 që mbyll pjesën e parë.

Në fund vjen edhe vula e Lautaro Martinez me një gol të bukur. Interi është i buzëqeshur, edhe përtej trofeut të Superkupës me të cilin do të udhëtojnë lojtarët në kthim nga Arabia Sudite.

Në fushë edhe Kristjan Asllani mesfushori kuqezi i cili luajti për disa minuta me Interin. Sakaq presidenti i Interit Steven Zhang i pranishëm në Riad ndryshe nga Xherri Kardinale (Milan) duket i lumtur. Zbret në fushë për ‘kurorën’. Festa ka një ngjyrë…zikaltër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!