Anjeli në lamtumirë nga Juve: Emocione, e ardhmja një fletë e bardhë

Bashkë me ish presidentin, gati dhe largimi i Nedved e Arrivabene

Andrea Anjeli i tha lamtumirë Juventusit duke folur në takimin e fundit që ai drejtoi në Allianz Stadium para emërimit të bordit të ri të drejtorëve të Juventusit.

“Sot mbyllet një kapitull i Juventusit që zgjati gati 13 vite të cilin e kemi të vështirë ta themi sot. Nuk mund ta fsheh emocionin. Detyra ime ishte të përpiqesha të kuptoja kontekstin, të tregoja drejtimin strategjik të klubit. Kur flasim për futboll, për çfarë po flasim në të vërtetë?! Është pjesë e industrisë së argëtimit, një industri prej 750 miliardë lekësh”, tha ish-presidenti.

Më pas njoftimi i largimit zyrtar:

“Po bëj një hap prapa, do të largohem nga bordi i të gjitha kompanive të listuara. Është vendimi im personal, të cilin e kam marrë në marrëveshje me John, me të cilin lidhja mbetet shumë e ngushtë. Është dëshira ime për të filluar të ardhmen si fletë të bardhe boshe”, ndër të tjera Anjeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!