Kupa/ Dominojnë skuadrat e elitës, kthimi formalitet
Kupa e Shqipërisë, turi për 1/8-at:
Kupa e Shqipërisë ka luajtur ditën e sotme sfidat e para të turit 1/8 të këtij edicioni të 71-të me Partiznain, Tiranën, Laçin, Vllazninë dhe Kastriotin që duket se janë shumë pranë çerekfinaleve.
Në Grupin A fitoren më të thellë e mori Tirana përballë Lushnjes në shifrat 0-3. Golat për bardheblutë u shënuan nga Hila dhe Patrik (dy gola). Nuk zhgënjeu as Partizani ndaj Korabit në Peshkopi duke fituar 1-3 (dy gola Skuka).
Bylis – Vllaznia përfundoi me fitoren e shkodranëve me rezultatin e pastër 0-2, teksa Kastrioti ia doli të përmbyste Dinamon duke e mposhtur 1-3.
Në të vetmen përballje të Grupit B për ditën e sotme Laçi mposhti 1-3 Tomorin me golat e Spahiut, Babatundes dhe Borisjuk. Kurbinasit duket se do ta kenë të thjeshtë ndeshjen e kthimit, teksa presin dhe rezultatet e sfidave të mbetura nga ky grup që do të zhvillohen ditën e nesërme.
Shifart e diës së sotme:
Bylis – Vllaznia 0-2
Dinamo – Kastrioti 1-3
Korabi – Partizani 1-3
Lushnja – Tirana 0-3
Tomori – Laçi 1-3/Sara Gjidiaj/