Shkodra kujton Rragamin
‘Kupë dhe kujtesë’ për ‘Mjeshtrin e Madh’ Ramazan Rragami.
Nga Defrim Methasani
Në 1 -vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ish mbrojtësi stoik i Vllaznisë dhe Kombëtares Ramazan Rragami, është kujtuar të dielën në mënyrën më të mirë në qytetin e tij të Shkodrës.
Fillimisht në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” është realizuar një takim përkujtimor ku përveç dokumentarit të RTSH SPORT që u transmetua, kanë folur disa prej personaliteteve lokale dhe kombëtare.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka dhënë lajmin e miratuar në Këshillin Bashkiak që sheshit të stadiumit do t’i vendoset emri “Ramazan Rragami”.
Më pas risolli kujtimet si mik dhe si idhull i tij, Presidenti i FSHF, Armando Duka. Më tej treguan kujtimet dhe pohuan fjalë zemre, Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu, ai i Vllaznisë Alban Xhaferi dhe miqtë e kahershëm të tij Petraq Konomi, Mihal e Dhimitër Gjika, Iljaz Çeço, Zydi Çoba.
Një përshëndetje të shoqëruar edhe me një fanellë me nr 5 të Kosovës, solli Presidenti i SHGSK zoti Edmond Thaçi. Në fund vlerësimin e tyre e rezervuan gazetarët sportiv të Shkodrës, Gasper Marku, Gjergj Kola, Admir Uruçi, Klodian Zhivani, etj.
Pas takimit protokollar u zhvillua turneu në futbollin e vogël në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ky aktivitet në fushë u fitua gazetaret e Shkodrës ndërsa fituan ndeshjen e parë me ish yjet e viteve 80-90 dhe finalen me ekipin e Tv Klan.
Kupat dhe medaljet e dorëzuara në ceremoninë paraprake mbyllën një ditë për tu kujtuar gjatë, ditë e cila riktheu kujtesën për një emër të madh dhe të pavdekshëm, Ramazan Rragami.