E shpartalloi Atalanta, Salernitana shkarkon trajnerin

Davide Nikola nuk është më trajner i Salernitanës në Serie A. “U.S. Salernitana 1919 njofton se ka liruar z. Davide Nikola nga pozicioni i tij si trajner i ekipit të Parë.
Klubi falënderon trajnerin për pasionin dhe përkushtimin ndaj punës së treguar, për qëllimin historik të shpëtimit në Serie A dhe i uron fatet më të mira profesionale për vazhdimin e karrierës së tij”,shkruan klubi italian.
Në fakt humbja e djeshme me Atalantën me shifra të thellë 8-2 duket se ka ndikuar te vendimi i klubit për të larguar trajnerin. /Sportiim.al/