Kallaku zyrtarizohet, hera tretë te Teuta

Vjen zyrtarizimi. Sherif Kallaku pasi i ka dhënë lamtumirën Tiranës, prezantohet te Teuta. Ishte klubi durrsak i cili postoi lajmin në rrjete sociale.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Sherif Kallaku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi ishte pjesë e Tiranës në gjysmën e parë të sezonit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kallaku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit”, shkruhej në njoftimin e Teutës në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!