U shpall kampion bote, Roma përgatit festën për Dibala

Kampionët e saposhpallur të botës të Argjentinës, pas festave dhe disa ditë pushimesh janë duke u integruar në klube të ndryshme europiane por jo vetëm.

Dje ishte prezantimi i Lionel Mesit te PSG (në fakt jo në pritshmëri nga publiku francez i Parisit) ndërsa krejt ndryshe duket ai i Paulo Dibala sot në ‘Olimpico’ të Romës.

Sipas mediave italiane mbrëmjen e sotme para ndeshjes së Kupës së Italisë ndërmjet Romës dhe Xhenovas para mbi 55 mijë shikuesve kampioni i botës do të ‘sfilojë’ mes ovacinoesh të mëdha.

Klubi vendas do të organizojë një ceremoni festive për sulmuesin e saposhpallur kampion bote me Argjentinën. Futbollistit të Romës do t’i jepet një ‘Mirënjohje’ simbolike e shoqëruar me një video e cila do të shfaqet në ekranet e mëdha të impiantit sportiv./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!