Risia/ Italia aplikon VAR-in gjysmë automatik në finale të Kupës
- Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës në Riad sot, njeh zyrtarisht teknologjinë Gjysmë Automatik të VAR për Klube.
Superkupa e Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit, planifikuar për më 18 janar në Arabinë Saudite, Lega Serie A prezanton për herë të parë Sistemin Gjysëm Automatik Offside (S.A.O.T.), një sistem tashmë i përdorur nga FIFA gjatë Kupës së Botës në Katar.
“Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës, e para që kishim VAR dhe tani e para që do të kemi ‘offside’ gjysmë automatike tha CEO i Lega Serie A, Luixhi De Siervo.
Pas Superkupës, radha do të jetë e Serisë A, duke nisur fundjavën e 27 janarit. Konfirmimi erdhi nga Andrea Buti, Shefi i Garave të Lega Serie A, gjatë një konference për shtyp në Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve të Lega Serie A në Lizone.
“Është një hap përpara në garë, sepse do të ketë shpejtësi më të madhe në vendimmarrje për klasën e arbitrave. Është një mjet që do të na mundësojë të punojmë më mirë, të gjitha në marrëveshje të plotë me Federatën”, deklaroi ai. “Gjyqtarët e kanë përdorur tashmë teknologjinë offline në pjesën e parë të sezonit, është zbatim i protokollit VAR dhe nuk ka nevojë për certifikim të mëtejshëm”, shtoi ai.