Verona ‘delegon’ fundin e Serie A Kremonës, fiton Atalanta

Verona- Kremoneze dhe Bolonja- Atalanta ishin dy ndeshjet e sotme për llogari të javës së 17-të në Serie A.

Te sfida Verona- Kremoneze vendasit shënuan dy herë me Lazoviç duke u kthyer pas disa javëve te fitorja. Paçka se gjëndën ende në zonën e kuqe.

Më keq Kremonese e cila nga sot mbetet e fundit në renditjen e Serisë A me vetëm 7 pikë në 17 ndeshje dhe zero fitore.

Ajo që është shqetësuese për situatën aktuale është edhe vështirësia në gjetjen e rrjetës.

Ndërkohë te Bolonja- Atalanta shifrat folën për bergamaskët e Gasperinit. Miqtë me Gjimshitin vetëm në të 88′-ën në fushë, përmbysën në fraksionin e dytë duke dalë me tri pikë nga “Dall’Ara”.

Java e 17-të:

Verona- Kremoneze 2-0

Bolonja- Atalanta 1-2 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!