Testi/ Partizani shkëlqen ndaj…Luzit

Dy skuadra të kuqe me përkatësi të ndryshme nivelesh sportive u ndeshën sot në një miqësore në kryeqytet. Partizani- Luzi 2008 në testin e sotëm prodhuan shifrat 6-1 për skuadrën e Partizanit duke konfirmuar dhe njëherë momentin e mirë të tyre.

Ishte Mensah në minutën e 22′ ai që hapi serinë e golave të skuadrës së Kolelës. Pas pak, Hoti i dërgoi shifrat në 2-0 në minutën e 37′.

Në pjesën e dytë u regjistruan dhe 5 gola të tjerë. Fillimisht Mensah shënoi sërish në minutat e 56′ dhe 64′. Ndërsa Hoti plotësoi dopietën personale në të 60-ën. Zekolli në shtesë shënoi golin e 6-të për kryesuesit e Superiores. Golin e vetëm të luznjakëve e shënoi Merdini./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!