Barça viziton Madridin, Milan pret Romën

sportiim2

La Liga dhe Serie A kanë në program të tjera sfida për ditën e sotme, teksa në Angli luhet për Kupë.

Në Spanjë spikat përballja e orës 21:00, Atletiko Madrid – Barcelona, por do të paraprijnë Almeria – Real Sociedad, Rajo Vajekano – Real Betis dhe Sevilja – Getafe.

Sakaq, në Itali Milan – Roma kulmon në mbrëmje, ndërsa me interes priten edhe Lacio – Empoli apo Sampdoria – Napoli.

Sa i përket turit të tretë të Kupës në Angli dita e sotme rezervon 8 sfida ku Mançester Siti – Çelsi rrëmben skenën në 17:30 me dy skuadrat që u ndeshën para pak ditësh edhe në kampionat ku “Qytetarët” fituan 1-0.

Kalendari:

La Liga: Almeria – Real Sociedad 14:00 Rajo Vajekano – Real Betis 16:15 Sevilja – Getafe 18:30 Atletiko Madrid – Barcelona 21:00

Seria A: Salernitana – Torino 12:30 Lacio – Empoli 15:00 Specia – Leçe 15:00 Sampdoria – Napoli 18:00 Milan – Roma 20:45

?>