Vllaznia – Kastrioti, testi pa gola

Vllaznia- Kastrioti mbylli ditën e ndeshjeve big miqësore të ditës së sotme. Pas Tirana- Tërbuni 2-0, Laçi- Dinamo 1-1, shkodranët dhe krutanët barazuan pa gola në Shkodër.
Në këtë test të dy teknikët Josa e Mema e nisën takimin me formcione të alternuara ndërsa nuk kanë munguar dhe provat respektive për pozicione të caktuara.
Të dyja skuadrat për javën e 16-të Abissnet Superiore e cila nis të premtën do të luajnë në transfertë. Vllaznia udhëton drejt kryeqytetit për tu ndeshur me Partizanin ndërsa krutanët vizitojnë Teutën në Durrës.