Shtubina përfundon punën te Egnatia

Ndriçim Shtubina nuk do të jetë më në rolin e drejtorit sportiv tek Egnatia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkodrani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Shtubina ka falënderuar në veçanti presidentin Demrozi dhe ekipin për të cilin ai është shprehur se ndihet krenar e se padyshim do ta shohim në Europë. Ish-sulmuesi nuk ka harruar pa përmendur dhe tifozët të cilët e kanë mbështetur si në fushën e lojës ashtu dhe jashtë saj.

35-vjeçari ka njoftuar se i është ofruar një tjetër pozicionin te rrogozhinasit për të cilin ai vetë thotë se do të mendohet, teksa për sa i përket arsyes së largimit Shtubina nuk preferon të prononcohet.

Vllaznia, Flamurtari, Kukësi, Laçi dhe Egnatia janë skuadrat me të cilat shkodrani është aktivizuar si futbollist, ndërsa gjatë verës së shkuar ai e mbylli me futbollin e luajtur për të marrë postin e drejtorit sportiv tek Egnatia prej të cilit u largua ditën e sotme./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!