Laçi- Tirana luhet të premten, Shabani merr Apoloninë

Vlonjati Besmir Shabani do të marrë vendin e lënë bosh nga Veljko Dovedan te Apolonia e Fierit. Nga ana tjetër Turbina dhe Bledar Devolli janë ndarë.

Ndërkohë java e 16-të Abissnet Superiore do të nisë të premtën e 13 janarit. Njëra nga sfidat më të forta të saj do të zhvillohet pikërisht atë ditë në Laç mes Laçit vendas dhe Tiranës.

Nënkampionët bardhezinj janë duke riformatur grupin ndërsa veç Guindos drejtuesit po punojnë për të afruar dhe dy futbollistë të tjerë.

Te Tirana përpos bojkotit të futbollistëve për paga të prapambetura, viti i ri me përgatitjet që nga 3 janari kanë evidentuar edhe largime si rasti Zhivanaj.

Për më tepër që Tirana ka merkato të bllokuar nga FIFA. Sakaq, presidenti Halili takoi skuadrën duke e garantuar për ndryshim të situatës/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!