Analiza/ Superiorja në 15 javë…

Radhën e kanë pushimet. Superiorja e Shqipërisë pasi mbylli dje me javën e 15-të, do qëndrojë larg vëmendjes në fushë pasi kalendari me javën e 16-të do të nisë më 14 janar 2023.

Pa shkuar te merkatoja e cila pritet të shfrytëzohet në maksimum nga klube të caktuara është momenti për të parë se çfar dhanë 10 skuadrat më të mira të futbollit shqiptar. Në 15 javë ai që siperfaqësoi në krye me 29 pikë është Partizani.

Në fakt të kuqtë për meritë të cilësisë së grupit apo punës kreative të trajnerit Kolela (apo të dyja bashkë) në këtë pjesë të shkuar të edicionit të 84-ët prodhoi lojën më të bukur. E sigurtë në prapavijë, bindëse në mesfushë dhe e aftë të godasë në sulm. Bitri, Skuka, Rrapaj, Hadroj dhe Cara në rritje konstante.

Tirana ishte skuadra që mbylli më keq javët e fundit. Ndaj Teutës dhe Partizanit, ekipi i Orges Shehit nuk shënoi asnjë gol e nuk mori dot asnjë pikë. Të mendosh, kampionët të cilët për disa javë dukeshin absolutë në lojë e shifra. Vitin e ardhëshëm, në start, e pret transferta e Laçit.

Me Duron në timon, Egnatia u tjetërsua me shpejtësi. Aq sa vendi i tretë në fund të vitit kalendarik 2022 i ngjan një rekordi absolut të klubit me tre pjesëmarrje në Superiore.

Befasues deri në fund Erzeni i Shijakut. Skuadra e trajnerit Kapllani grumbulloi 22 pikë. Po aq sa Vllaznia të cilën e mundi në start në ‘Niko Dovana’ 1-0 dhe i mori një pikë (2-2) në Shkodër. Ky etalon për të treguar se Erzeni nuk mund të quhet më surprizë.

Rrugëtim me oshilacione për Vllazninë e cila mbylli me një fitore të thellë 4-0 ndaj Teutës. Për të treguar, se kuqeblutë janë po ata që në ditë të mirë të mundin lehtë. Gurishta, Hakaj, Jonuzi në lartësi. Në sulm pak u dukën ‘shtatlartët’.

Laçi mbylli i 6-ti por kur sheh atë nisje katastrofike javët e para, duhet pranuar se aktualisht me 20 pikë (9 nga Partizani kryesues) janë orientuar drejt zonës së kreut. Kurbinasit deklaruan afrimin e Guindos. Kushedi…

Në radhë për nga ajo që morën klubet, vjen Kastrioti. Largimi i trajnerit Çela dhe kjo mbyllje negative me Egnatian (2-3) nën drejtimin e Memës alarmuese.

Bylis humbet nga ‘radarët’ kur të gjithë e duartrokasin për lojë të mirë dhe rishfaqet kur ekspertët e konsiderojnë të “humbur”. Në fushë i ngjan disi Partizanit teksa prodhon lojë efetkive.

Ndërkohë prezantim mjeran i Kukësit dhe Teutës. Verilindorët treguan mangësi në shifra teknikë si kurrë më parë. Fitorja ndaj Laçit ogur i mirë se mund të vijë kthesa. Më parë lipset të bëjë merkato. Në futbollistë.

Durrsakët me ecejaket, hije e shëmtuar e vetes në shumë javë. Fitorja me Tiranën, pas humbjes 4-0 dje, duket një ‘vit larg’. Emergjencë…E nisën në fund, janë në fund./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!