Consob gjën fakte të reja, Juve rrezikon me plusvalencat

Veç Juves edhe Xhenova, Sampdoria, Parma, Pro Verçeli, Piza, Empoli e Novara kanë probleme me dokumentatcionin.

Skandali me manipulim të bilanceve financiare te Juventus (plusvalencat) por dhe tetë skuadra të tjera italiane janë nën hetim nga prokuroria për shkelje të rregullave të ‘fair play-t” financiar.

Për më tepër një raport i ri i Consob ka parë me imtësi letrat e hetimit për fitimet kapitale të ngarkuara ndaj Juventusit.

Prokuroria Publike e Torinos vlerëson me 156 milionë për tre vitet financiare por për Consob ata janë 60.3 milionë vetëm për 2021-2022. Për tu kuptuar, siç shpjegon La Gazzetta dello Sport, nëse do të ishin vendimtare për regjistrimin në kampionat, pasi në bazë të përgjigjes diferencat janë të mëdha.

Nga ana tjetër UEFA po monitoron atë çka ndodh në Itali, duke deklaruar se pret konkluzionet e prokurorisë për të bërë më pas vlerësimin nëse do të ketë sanksione për Juventusin dhe skuadra të tjera italiane./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!