Në grup me Shqipërinë, Polonia heq trajnerin

Czesłav Mishnievic (52 vjeç) i shtohet listës së gjatë të trajnerve të larguar gjatë dhe pas ‘Katar 2022’. Trajneri i Polonisë sipas një komunikate të lëshuar nga Federata Polake e Futbollit do ti japë fund zyrtarisht punës me Levandovskin dhe të tjerë futbollistë me të cilët punon që prej janarit të këtij viti.
Ish- trajneri i Legias së Varshavës dështoi të përmbushte objektivat e Federtaës ndaj përfaqësuesja polake e cila gjëndet në grup me Shqipërinë në kualifikueset e ‘Euro 2024’ do duhet të bëjë zgjedhjen e radhës.
Njoiftimi:
Federata Polake e Futbollit informon se nga 31 dhjetori 2022 Czesław Michniewicz do të pushojë së qeni trajner i kombëtares polake./Sportiim.al/