Bie Dinamo, Flamurtari ndalet në Vlorë
Kategoria Parë, Java 12:
Luzi 2008 – Apolonia 1-1
Flamurtari – Besëlidhja 2-2
Korabi – Tomori 3-0
Turbina – Burreli 1-0
Lushnja – Oriku 1-0
Tërbuni – Dinamo 1-0
Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e sotme javën e 12-të dhe të fundit për këtë vit. Surprizat nuk kanë munguar në 6 takimet e luajtura me start në 13:00.
Dinamo kryesues mposhtet minimalisht nga Tërbuni me shifrat 1-0. Pavarësisht humbjes, kryeqytetasit ruajnë sërish vendin e parë me 24 pikë, 2 më shumë se Flamurtari i cili u ndal në barazim 2-2 nga Besëlidhja.
E luftuar sfida ndërmjet vlonjatëve dhe lezhjanëve që prodhoi plot 4 gola dhe në fund vetëm 1 barazim. Kështu Besëlidhja mbetet sërish në vend të fundit të renditjes.
Sakaq në barazim u ndanë dhe Luzi 2008 me Apoloninë, ndërsa fitore minimale ia dolën të merrnin Turbina dhe Lushnja.
Në sfidën mes Korabit dhe Tomorit u realizuan 3 gola për 3 pikë nga vendasit të cilët ngjiten të tretët në renditje ndërsa Tomori ka grumbulluar vetëm 14 pikë në 12 javë.