Gadishmëri në Francë, policë pa limit për finalen e Botërorit

Ndeshjet për vendin e tretë dhe finalja e Kupës së Botës e shndërrojë Francën në një shtet ‘policor’.
Afërsisht 12,800 policë dhe xhandarë do të mobilizohen në Francë të shtunën për të garantuar sigurinë gjatë sfidës së Kupës së Botës për vendin e tretë dhe të katërt mes Marokut dhe Kroacisë.
E njëjta gjë të dielën, për finalen Argjentinë-Francë teksa do të jenë 14,000, policë në detyrë. Champs-Élysées do të qëndrojnë të hapura për qarkullim të shtunën, ndërsa të dielën do të jenë tërësisht të pedonalizuara.