Botërori i klubeve/ FIFA zgjedh Marokun

  • Nga 1 deri më 11 shkurt 2023, finalet e Botërorit të Klubeve në Marok

Maroku do të presë Kupën e Botës për Klube në shkurt të vitit të ardhshëm, ende në formatin e vjetër me shtatë ekipe, megjithëse FIFA ka parashikuar një model të ri dhe zgjerim të skuadrave me start nga viti 2025.

Vendimi se Maroku u zgjodh për të pritur kompeticionin vitin e ardhshëm u bë i ditur sot, në një kohë kur skuadra marokene është ende në Kupën e Botës 2022 në Katar, duke pritur të luajë nesër për vendin e tretë kundër Kroacisë.

Në Botërorin e Klubeve do të jenë ndër të tjera kampioni i Europës Real Madrid, Flamengo, si kampion i Copa Libertadores dhe amerikano-veriorët e Seattle Sounders, kampionët e parë të turneut CONCACAF (Amerika e Veriut, Qendrore dhe Karaibet). .

Gara, e cila do të zhvillohet nga data 1 deri më 11 shkurt, është një nga të fundit në modelin aktual, ku FIFA ka projektuar një format të ri, për vitin 2025, në një lloj kampionati gjatë një muaji, me 32 skuadra. Ai do të luhet në qershor./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!