Reali rrëmben talentin e Palmeiras

Endrik do t’i bashkohet Real Madridit në qershor 2024. Kontrata do të zgjasë deri në vitin 2027 me opsionin tre vjeçar për deri në vitin 2030.

Pritej prej ditësh. Real Madrid më në fund ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e yllit të ri të futbollit brazilian, Endrik.

Lojtari do të transferohet në Spanjë në verën e vitit 2024 kur të mbushë moshën madhore. Deri atëherë ai do të vazhdojë stërvitjen në klubin brazilian dhe në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Madridit për të vizituar ambientet e klubit.

Marrëveshja sipas ‘AS’ është mbyllur në 35 milionë euro plus 25 për objektiva të ndryshme: fitimi i “Golden Boy”, numri i ndeshjeve si titullar, golat e shënuar, titujt e fituar duke e dërguar shifrën te 60 milionë euro.

“Falenderoj Palmeiras, kampion i Amerikës dhe botës, klubi i zemrës sime, që më ofroi gjithçka që më duhej për të qenë ky që jam sot, duke më ndihmuar të përmbush ëndrrat e mia dhe duke respektuar dëshirat e mia dhe të familjes sime. Derisa të prezantohem te Real Madridi, do të vazhdoj të përkushtohem pasi gjithmonë duhet t’i ofroj Palmeiras edhe më shumë në fushë: më shumë gola, më shumë fitore, më shumë tituj dhe akoma më shumë lumturi për tifozët tanë”, u shpreh Endrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!