Kastrati rizgjidhet president i BAFSH

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar mblodhi dje Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, ku morën pjesë të gjithë delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin.

Në start të punimëve presidenti i BAFSH, Tahir Kastrati mbajti një fjalë përshëndetëse ku analizoi punën e bërë, procesin e rekrutimit të arbitrave të rinj, por edhe sfidat me të cilat është përballur komuniteti i arbitrave shqiptare.

“Shoqata i kanë dhënë përparësi punë për rekrutimin dhe edukimin e arbitrave të rinj. Ka disa vite radhazi që është organizuar dhe ka funksionuar normalisht Akademia e Arbitrimit me mbështetjen direkte të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Akademia ka afruar dhe përgatitur vetëm në këto tre vite të fundit rreth 30 arbitra të rinj. Për këtë një falënderim i takon Komitetit të Arbitrimit, që ka bërë një punë serioze dhe sistematike.

Ky komitet në bashkëpunim me BAFSH ka bërë një punë të lavdërueshme në përgatitjen teorike, duke organizuar çdo muaj seminare për interpretimin e rregullave të reja, duke qenë koherent në udhëzimet e arbitrave të UEFA-s dhe FIFA-s si edhe në përgatitjen fizike të arbitrave. Bashkëpunim shumë të mirë kemi pasur edhe me FSHF-në teksa së bashku kemi ngritur të gjitha strukturat e arbitrave dhe komisionet përkatëse”, – tha Kastrati.

“Një element shumë pozitiv që duhet evidentuar është rritja e numrit të femrave arbitre. Ka rritje në profesionalizëm dhe në aktivitet. Për t’u theksuar si një arritje e rëndësishme aktivizimi për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar e një arbitre femër siç është Emanuela Rusta, e para arbitre femër që ka drejtuar ndeshje në kategorinë Abissnet Superiore, Kupën e Shqipëisë dhe që nuk do të jetë rasti i vetëm.

Ndërkaq pas ngritjes së Komisionit të Verifikimit u procedua me pikën kryesore të rendit të ditës, që ishte zgjedhja e Presidentit të BAFSH. Kandidat i vetëm për këtë post ishte Tahir Kastrati, i cili në përfundim të votimit u zgjodh sërish president edhe për një mandat tjetër, duke marrë mbështetjen unanime nga të gjithë delegatët e pranishëm në mbledhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!