Faza e ‘nxehtë’, Kroaci-Brazil dhe Holandë-Argjentinë

Kupa e Botës, turi çerekfinal i ‘Katar 2022’ do të rikthehet të zhvillojë sot dy takime me aromë finljeje të parakohëshme. Në 16:00 në ‘Education Stadium’ Kroaci- Brazil ndërsa në 20:00 supersfida Holandë-Argjentinë e parashikuar për tu luajtur në impiantin më të madh në Katar ‘Lusail’.

Te kampi kroat konsiderojnë si zemrën e skuadrës tershen Modriç-Kovaçiç dhe Brozoviç. Pa harruar angazhimin në të mjatë të Perisiç apo lojën kualitative të portierit Livakoviç.Stanisiç i dëmtuar, probleme vizoze dhe për Orisiç. Rikthehet Sosa.

Në kampin e ‘Seleçaos’ nuk ja dalin Gabriel Zhezus dhe Aleks Tejes por në grupin e trajnerit Tite ka kampionë pa fund çka do të thotë se 5 herë kampionët e botës janë totalisht gati. Drejton garën anglezi Majkëll Oliver.

Në mbrëmje Holandë- Argjentinë. Dueli duket i ekulibruar me argjentinasit disi më të koutuar për të kaluar. Tulipanët në fakt nuk kanë shkëlqyer ama kanë ditur me teknikun Luis Van Gal të marrin më të mirën.

Te Argjentina ka një lojtar si Julian Alvarez, sulmuesi shënoi kundër Polonisë dhe Arabisë Saudite në dy ndeshjet e tij të para. Për Mesin me shokë, ora e së ‘vërtetës’ vijon të mbajë lart optimizmin në kampin latino amerikan. Do të drejtojë Lahoz nga Spanja./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!