Zhezus mbyll me Botërorin, Brazili ka 5 të lënduar
Kampionati botëror përfundoi për Gabriel Zhesus dhe Aleks Tejes. Dy lojtarët, të cilët të dy u larguan para kohe në ndeshjen e luajtur ndaj Kamerunit, iu nënshtruan testeve të para të cilat dhanë një lajm të keq për Brazilin.
Një problem në gjurin e djathtë u konstatua për të dy: sulmuesi i Arsenalit duhet të jetë jashtë për një muaj ndërsa dëmtimi më i rëndë për mbrojtësin e Seviljes, i cili rrezikon një operacion. Me Gabriel Zhezus dhe Tejes, numri i lojtarëve të lënduar në Seleçao rritet në 5 pas Nejmar, Danilo dhe Aleks Sandro.
Sakaq mjeku i skuadrës braziliane dha shpjegime lidhur me kohën e rekuperimit të Nejmar dhe të tjerëve.
Sa i përket Nejmar dhe Aleks Sandro – tha Dr. Rodrigo Lasmar në konferencën për shtyp, pas takimit me Kamerunin – ata nuk kanë rifilluar ende punën me topin. Do të bëhet nesër (sot) dhe është e rëndësishme të shihet se do të jetë reagimi i tyre.