Mbrëmja e Kroacisë, Maroku zbret nga froni…Belgjikën

Botërori 2022

Grupi F:
Belgjikë – Marok 0-2
Kroaci – Kanada 4-1

Janë mbyllur dy sfidat e Grupit F të ‘Katar 2022’, Belgjikë – Marok dhe Kroaci – Kanada. Kanadezët e kanë mbyllur këtu aventurën e tyre, teksa gara vazhdon për Marokun, Kroacinë dhe Belgjikën.

Në sfidën e orës 14:00 marokenët surprizuan belgët duke i mposhtur në shifrat 2-0 me dy gola të shënuar në pjesën e dytë. Një Belgjikë shumë ndryshe nga ajo që tregon pozicionimi i saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s dhe një Marok që prodhon befasinë e radhës për këtë Botëror.

Sakaq, sfida tjetër e këtij grupi u fitua nga Kroacia me përmbysje ndaj Kanadasë e cila surprizoi me golin e shpejtë të Dejvis por që ishte e pafuqishme ta ruante deri në fund avantazhin.

Kështu kroatët dhe marokenët kryesojnë me katër pikë grupin e tyre, teksa 1 pikë më pak ka Belgjika e vendit të tretë. Për Kanadanë gara mbyllet këtu dhe ndaj Marokut do të luajë thjesht për formalitet./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!