Nojer rekordmeni, Muslera dhe Loris e kërcënojnë

Me paraqitjen e tij kundër Spanjës, Manuel Nojer ngjitet në kuotën e 18 prezencave në Kupën e Botës, duke iu bashkuar dy legjendave të kalibrit të Sep Maier dhe Klaudio Tafarel. Parakaloi Dino Zof, Fabien Barthez, Iker Kasijas dhe Piter Shilton.

Kësisoji Neuer kundër Kosta Rikës do të bëhet portieri më i pranishëm në historinë e Kupës së Botës.

Megjithatë, ky rekord rrezikon të thyhet pikërisht në këtë edicion: Uruguaiani Muslera është në kuotën e 16-të prezencave dhe nëse luan mund të kalojë përpara.

Nga ana tjetër Hugo Loris i Francës gëzon statusin e favoritit. Portieri numëron 15 ndeshje dhe Franca ka sigurinë për të luajtur për 1/8./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!