Kosta Rika hap llogaritë e Grupit E

Botërori 2022, Grupi E:
Japoni – Kosta Rikë 0-1

Japonia dhe Kosta Rika u përballën ditën e sotme mes tyre në xhiron e dytë të Grupit E. Japonezët surprizuan Gjermaninë në sfidën e parë por përballë Kosta Rikës që u mposht thellë nga Spanja dolën pa pikë.

Aziatikët ishin më kërkues gjatë gjithë pjesë së parë duke krijuar raste shënimi por pa mundur të finalizonin si duhej. Për Kosta Rikën fraksioni i parë ishte i dobët duke u përqëndruar kryesisht te loja në mbrojtje.

Në pjesën e dytë, Japonia edhe pse ishte ajo që diktoi në fushë, u befasua nga amerikanoqëndrorët teksa Fuler arriti të shënonte me gjuajtjen e parë në portë teksa luhej minuta e 81′-të e sfidës.

Pavarësisht mundësive të shumta të shënimit që patën në fund, japonezët disi dhe të pafat, e mbyllën me humbje takimin përballë Kosta Rikës dhe tashmë situata në Grupin E bëhet akoma më interesante. Gjithçka kulmon në mbrëmje me Spanjë – Gjermani. Aty ku shnaset e pancerave inspirohen dhe nga kjo ndalesë e japonezëve./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!