Suksesi/ Mesi, britma e madhe e mbrëmjes

Botërori 2022, Grupi C:
Argjentinë – Meksikë 2-0

Mbrëmje madhështore futbolli në ‘Lusail’ (Katar) në Argjentinë-Meksikë. Falë golave të Mesit dhe Fernandez, latino amerikanët marrin tri pikë dhe rrisin shanset për të dalë nga grupi.

Argjentina ka lënë pas humbjen me përmbysje përballë Arabisë Saudite dhe ka marrë fitoren e parë në ‘Katar 2022’ me protagonist Lionel Mesin.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë teksa fraksioni i parë u mbyll pa gola dhe me pak raste nga të dyja skuadrat.

Me nisjen e së dytës, dominimi i Argjentinës u bë i dukshëm. Në minutën e 64′-të erdhi dhe shpërthimi i Mesit që realizoi një super gol për të kaluar argjentinasit në avantazh.

Sakaq, fitoren do ta vendoste Fernandez në minutën e 87′-të me një perlë pas topit ardhur nga Mesi që solli dhe 3-pikëshin e parë për Argjentinën.

Kështu në Grupin C Argjentina i afrohet me 1 pikë Polonisë kryesuese duke barazuar në renditje Arabinë Saudite, ndërsa Meksika mbetet në kuotën e 1 pike në vendin e fundit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!