Mbape dërgon Francën në raundin tjetër, Polonia ngjallet me sauditët

Franca është skuadra e parë që kalon në raundin për 1/8 e Kupës e Botës 2022 që po zhvillohet në Katar.
Pas suksesit në debutimin kundër Australisë (4-1) grupi i Deshapms mundi edhe Danimarkën me rezultatin 2-1. Vendimtar ylli i tyre Kilian Mbape me sulmuesin e PSG-së që shënoi dy gola (3 në total së bashku me Valencian e Ekuadorit).
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 61-të me një shpërthim në të majtë nga Mbape teksa i sherbyer nga Teo Hernandez arriti të depozitojë në rrjetën e Shmajkëll. Epërsia zgjati vetëm gjashtë minuta pasi danezët me Kristensen balancuan në të 68-ën.
Megjithatë, pasi iu afrua dy herë goditjes së madhe, Danimarka u dorëzua në minutën e 86-të pas dyfishimit të Mbape-së pas një krosimi asisit të Grizman.
Më herët u luajt Tunizi- Australi (0-1) dhe Poloni- Arabia Saudite e cila u mbyll 2-0 për polakët. Në këtë takim goli i dytë i europianëve u shënua nga Robert Levandovski. Pas pak në fushë Argjentinë-Meksikë./Sportiim.al/