Australia tri pikë ndaj Tunizisë, vendos Duk

Pasi ka barazuar në deshjen e parë ndaj Danimarkës sot Tunizia nuk arriti të bëjë asgjë ndaj Australisë.

Grupin D e cila kryesohet nga Franca ekipi nga Australia ia doli të marrë kryesimin e sfides me kombëtaren tuniziane që nga minuta e 23 me Duk duke luajtur më pas me kujdes e administruar gjithë pjesën tjetër të lojes.

Afrikanët e veriut të mbështetur nga shumë fansa në ‘Al- Janoub’, tentuan disa herë por në vijën e fundit aty ku gjëndej portieri ‘kangur’ Rajan, e patën të vështirë për të barazuar.

Pas kësaj ndeshjeje, Australia ngjitet në kuotën e 3 pikëve ndërsa ndeshjen e fundit do ta zhvillojë më 30 nëntor ndaj Danimarkës.Tunizia në këtë ditë, përballet me kampionët e botës në fuqi, Francën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!