FIFA heton shovinizmin serb me flamurin…

sportiim2

Para ndeshjes Brazil- Serbi luajtur të premten, në dhomat e xhveshjes së skuadrës së Stojkoviç u pa një flamur serb me hartën e Kosovës mbi të.

Ka reaguar FFK e cila ka protestuar në FIFA. “FFK kërkon nga FIFA sanksionimin e Federatës së Futbollit të Serbisë për shfaqjen e mesazheve agresive ndaj Republikës së Kosovës para ndeshjes Brazil vs Serbi në Botërorin “Katari 2022” “

Institucioni më i madh i futbollit në glob ka marrë në konsideratë rastin teksa ka dalë me një komunikatë

FIFA: “Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur hetimin ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë sa i përket një flamuri të shpalosur në dhomën e zhveshjeve me rastin e ndeshjes Brazil-Serbi, të luajtur më 24 nëntor. Procedimi disiplinor u hap duke u bazuar në nenin 121 të Kodit të Disiplinës të FIFA-s dhe nenin 4 të rregullores të Kupës së Botës 2022”,shkruan FIFA.

?>