Fiton Shqipëria, Reja nuk përshndet …publikun

Miqësore:
Shqipëri – Armeni 2-0 (Skuka 28′, Asllani 63′ p )

  • Pritej që trajneri Edi Reja në ndeshjen e fundit (referuar kontratës) të pëshendeste publikun por në fund të takimit takoi homologun mik dhe u fut në dhomat e xhveshjes.

Në “Air Albania” u luajt sot miqësorja Shqipëri – Armeni e cila u fitua nga Shqipëria në shifrat 2-0. Kuqezinjtë dominuan sfidën dhe gjetën rrjetën 2 herë për fitoren e vetme të vitit 2022.

Gjatë pjesës së parë kuqezinjtë gjetën avantazhin nëpërmjet Xhuliano Skukës për të cilin është dhe goli i parë me fanellën e Kombëtares. Në minutën e 28′-të sulmuesi i Partizanit gjeti rrjetën pas një aksioni mjaft të bukur të skuadrës sonë.

Në pjesën e dytë vjen dhe goli tjetër për Shqipërinë kësaj radhe me anë të 11-metërshit. Penalltia e fituar nga Cara u kthye në gol nga Asllani për golin final të kësaj sfide.

Kështu, kuqezinjtë morën fitoren e parë për këtë vit dhe me shumë mundësi Reja e mbyll me triumf aventurën e tij te Kombëtarja shqiptare./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!