Dëmtimet/ Nejmar e Danilo jashtë sfidave në grupe

Dëmtimi i ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë e lë jashtë Nejmarin për dy sfidat e radhës në Grupin G, përkatësisht ndaj Zvicrës dhe Kamerunit.
30-vjeçari u zëvendësua në minutën e 80′-të gjatë sfidës së djeshme përballë Serbisë pas ndërhyrjes së rëndë të Milenkoviç.
Përveç Nejmarit, edhe Danilo do të mungojë në radhët e Brazilit për 2 ndeshjet e ardhshme po për shkak dëmtimi.
Sfida e radhës për amerikano-latinët do të jetë ajo ndaj Zvicrës të hënën në 17:00 teksa garën në grupe e mbyllin me Kamerunin të premten në 20:00 ku duhet të bëjnë pa Nejmarin dhe Danilon.