Xhaka lider, Shaqiri asist, Embolo mund të…shkuarën

Botërori 2022, Grupi G:
Zvicër – Kamerun 1-0
(Embolo 48′)

Ansambli helvet i udhëhequr nga Granit Xhaka (Cp) dhe Xherdan Shaqiri por dhe futbollistë si portieri Zomer apo Vargas, Embolo e Akanzhi zgjidh ndeshjen e parë në grup.

Një gol i mjaftoi Zvicrës për ta nisur me fitore aventurën në grupet e ‘Katar 2022’. Embolo shënoi në fillim të pjesës së dytë golin që vlen 3 pikë për ekipin e Xhakës dhe Shaqirit të cilët e nisën si titullarë.

Më shumë raste në pjesën e parë për kamerunasit të cilët shpërdoruan shumë dhe nuk arritën të shënonin, ndërsa zviceranët tentuan më pak.

Pjesa e dytë nisi me gol për Zvicrën e cila deri në fund falë liderit absolut Granit Xhaka, administroi si duhet avantazhin. Kameruni nuk mundi të barazonte edhe pse tentoi disa herë të krijonte raste shënimi. Në fund një rast fatal për Seferoviç për helvetët.

Kështu, Zvicra kryeson momentalisht Grupin G në pritje dhe të sfidës së mbrëmjes Brazil – Serbi që do të luhet në 20:00 në Losail 23 kilometra larg Dohas./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!