Uruguai me yje Koreja e Jugut e ndal

Botërori 2022, Grupi H:
Uruguaj – Kore e Jugut 0-0
Ka nisur zyrtarisht gara edhe në Grupin H të ‘Katar 2022’ për Uruguajin dhe Korenë e Jugut. Dy skuadrat u ndanë në barazim pa gola duke marrë nga 1 pikë në start.
Një sfidë me ritëm por me rrjeta të paprekura. Uruguajanët më kërkues dhe këmbëngulës por finalizimi u mungon ashtu sikurse dhe Koresë së Jugut që në rastet e pakta të krijuara nuk mundi të realizonte.
Kështu me nga 1 pikë në këtë ndeshje të parë të grupit skuadrat pozicionohen në dy vendet e para në pritje të Portugali – Ganë që starton në 17:00.