Portugalia kalon mes spektakëlit dhe… drithmave

Botërori 2022, Grupi H:
Portugali – Ganë 3-2
Nisi me lotët e Ronaldos gjatë himnit portugez dhe përfundoi me spektakël golash. Kjo ishte Portugali – Ganë që u mbyll me fitoren e portugezëve në shifrat 3-2.
45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura por jo pa emocione dhe shkëndija si për të lajmëruar atë që pritej në pjesën e dytë.
Valën e golave e hapi Ronaldo me një 11-metërsh e më pas erdhi dhe barazimi i ganezëve që surprizoi portugezët por nuk i trembi aspak ata.
Feliks dhe Leao brenda dy minutash realizuan dy gola mjaft të bukur që rikthyen Portugalinë në avantazh.
Sakaq, Gana rikthehet të hapë sfidën me Bukarin në minutën e 89′-të duke e bërë dhe më interesante pjesën e mbetur të lojës, por pavarësisht rasteve të shumta goli i barazimit nuk erdhi.
Deri në fund me sulme të njëpasnjëshme. Kështu u mbyll sfida mjaft e luftuar në Grupin H ku kryesimin e marrin pikërisht portugezët.