Përgjonaj për ‘Katari i Futbollit’: Botërori model, nuk ka trafik,vuajmë për bileta
“Jemi rreth 2 mijë shqiptar në Katar’. Kështu nis Elvira Përgjonaj nga Katari për moderatorin Defrim Methasani në emisionin e tij në Radio Tirana ‘Katari i Futbollit’.
Ajo vijon. “Po vuajmë shumë për bileta. Ka dhe të mira teksa këtu janë hapur shumë ‘Fan Zona’. Nuk ka trafik. Transporti publik është falas. Por dhe ‘Fan Zonat’ janë falas.
Jetoj prej vitesh në Doha pasi punoj për një firmë shqiptare. Janë në total katër kompani shqiptarësh këtu. Jam tifoze e Brazilit dhe sot do jem në stadium për ta ndjekur në sfidën ndaj Serbisë”, tha Përgjonaj./Sportiim.al/