Ministrja e Francës: Kombëtarja mbështetje ndaj të drejtave të njeriut

Ministrja franceze e sportit ka ftuar ekipin kombëtar që drejtohet nga Didië Deshamps teksa garon në Botërorin e Katarit të bëjë një gjest simbolik në mbështetje të të drejtave të njeriut, pas ndalimit nga FIFA për vendosjen e shiritit ‘One Love’ për kapitenët e 7 skuadrave europiane.
Amelie Oudea-Castera i tha kanalit televiziv francez Public Senat të mërkurën në mbrëmje se ka vend që ekipi të “shprehë angazhimin e tij ndaj të drejtave të njeriut”.
Komentet e saj erdhën pasi lojtarët e Gjermanisë mbuluan dje gojën në foton e ekipit të tyre përpara ndeshjes së hapjes kundër Japonisë.
Gjesti ishte në përgjigje të refuzimit të FIFA-s për të mbajtur një shirit në krah, i parë si një qortim për vendin pritës Katarin./Foto: Twitter/Sportiim.al/