Femra/ Vllaznia humb thellë ndaj PSG-së
Champions League Femra:
PSG – Vllaznia 5-0
Vllaznia e femrave luajti sot në Francë ndeshjen e tretë në grupe përballë PSG-së. Vajzat shkodrane morën një humbje pa shumë histori në shifrat 5-0 në sfidën e vlefshme për Grupin A.
Kuqeblutë mundën të rezistonin deri në minutën e 39′-të kur pësuan dhe golin e parë ndërsa i dyti për PSG-në u dhurua nga Gjergji.
Në pjesën e dytë u shënuan dhe tre gola të tjerë nga francezet të cilat morën fitoren e parë në këtë fazë të Ligës së Kampioneve.
Sakaq, renditja në Grupin A kryesohet nga Çelsi me 6 pikë. Në vend të dytë PSG me 4 të tilla, ndjek Reali Madridit po me 4 dhe mbyll Vllaznia që nuk ka asnjë pikë të grumbulluar në 3 ndeshje.