Ronaldo zyrtarisht jashtë Junajtid

Kristiano Ronaldo ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me Mançester Junajtid. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i cili thekson se gjithçka është vendosur me marrëveshje dypalëshe.

“Djajtë e Kuq” falenderojnë sulmuesin për kontributin e tij me fanellën e Mançester Junajtid të cilën Ronaldo e mbajti veshur për të dytën herë. 145 gola në 346 paraqitje gjithsej me klubin anglez mbajnë firmën e 37-vjeçarit që tashmë nuk do të jetë më pjesë e këtij ekipi.

Një vendim që pritej ky pas situatave të krijuara së fundmi në radhët e Mançester Junjatid ku sulmuesi nuk po merrte minutat e duhura. Madje edhe intervista e fundit e CR7 zbuloi mjaft nga marrëdhenia e krisur e sulmuesit me klubin.

Sakaq, vetë Ronaldo është shprehur se ka ardhur koha për një aventurë të re dhe se dashuria për ekipin e tifozët nuk do të ndryshojë kurrë. Në mbyllje sulmuesi i ka uruar skuadrës suksese në vazhdimësi.

Për fatin e portugezit nuk dihet asgjë konkrete por pas Botërorit 2022 dhe me hapjen e merkatos së dimrit, zhvillimet pritet të jenë intersante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!