sportiim2

Shqipëri- Armeni/ Interesim i dobët, testin e gjykon Stavrev

Interes minimal për miqësoren Shqipëri- Armeni në program sot në 17:30. Ndeshja e ‘Air Albania Stadium’ pritet të ndiqet nga afro 4 000 njerëz.

Dukshëm interesimi i vakët krahasuar me atë Shqipëri- Itali teksa në impiantin e kryeqytetit shqiptar u panë afro 20 000 vetë.

Kjo ndeshje i është besuar të gjykohet nga arbitri i FIFA-s nga maqedonia e Veriut Aleksandër Stavrev

Trupa arbitrare e Shqipëri- Armeni

Arbiter FIFA: Aleksander Stavrev (MV)

Asistent 1 FIFA: Goce Petreski (MV)

Asistent 2 FIFA: Kushtrim Lika (MV)

Arbiter 4 FIFA: Eldorjan Hamiti (ALB)

VAR: Kreshnik Bajramaj (ALB)

AVAR: Florian Lata (ALB)/Sportiim.al/

?>