‘Globe Soccer Awards’/ Ançeloti dhe Benzema triumfojnë…

Karleto fiton për herë të dytë trofeun (2014, 2022), fitoi gjatë 2022-it La Liga dhe Ligën e Kampionëve me Realin e Madridin. Benzema pas ‘Topit të Artë’, me këtë trofe ndihet ‘mbret’.

Në Dubai, Karlo Ançeloti (Real Madrid)’Trajneri i Vitit’, Karim Benzema (Real) sulmuesi i Vitit. Trajneri Unai Emeri (Aston Vila), ‘Çmimi i Karrierës’. Po këtë çmim e fitoi edhe Zlatan Ibrahimoviç (Milan) si futbollist.

Çmimi i Vitit nga fansat e ‘TikTok’ i shkoi Muhamed Salah (Liverpul).

Për tu evidentuar deklarata e Ibrahimoviç pas Çmimit të Karrierës: ‘Jam shumë krenar. Karriera e një futbollisti nuk është kurrë individuale. Pa familjen time asgjë nuk mund të kisha arritur. Falenderoj tifozët”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!