Merita/ FSHF, organizimi perfekt i Shqipëri-Itali

Mediat italiane/ “Organizim perfekt, jemi të befasuar për mirë. Një vend fqinj që ofroi standarte europiane. Komplimente dhe për skuadrën”

Organizimi perfekt nga FSHF dhe instrumentat e tjerë të Shqipëri- Itali në ‘Air Albania Stadium’, luajtur të mërkurën, nuk ka kaluar pa u konstatuar nga të pranishmit në tribuna (20 000) por dhe nga ata milionë njerëz në ekrane të televizionëve të të dy shtetëve. Në pritje të një falenderimi zyrtar nga FIGC dhe institucione të tjera…

Që nga çmimet e biletave, transparenca e tyre, kontrolli i qetë, akomodimi, sherbimet ambulante e mbi të gjitha qëndrimi dhe sjellja në shkallë (me ndonjë përjashtim sporadik në të ‘kënduar’, i paraprinë pjesës zyrtare të startit, dy himnëve (duartrokitur e kënduar me ndjenjë) pranisë së tenorëve, fëmijëve shoqërues të të dy skuadrave (Aiden dhe të vegjël të tjerë apo Ajna dhe të vogla të tjera me mesazhin se futbolli i përfshin të gjithë) deri te detajet e tjera kuruar deri në imtësi, hijëshuan duelin epik Shqipëri -Itali. Aty ku Ardian Ismajli shënoi golin e parë të Shqipërisë në gjithë përballjet me kampionë në fuqi të Europës.

“Organizim perfekt, jemi të befasuar për mirë. Një vend fqinj që ofroi standarte europiane. Komplimente dhe për skuadrën”, u shpreh njëri nga reporterët e medias italiane pas takimit për ‘Sportiim.al’. Kështu, impakt i jashtëzakonshëm sportiv në sy të Europës. Edhe pse ishte thjesht një miqësore jashtë “radhe”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!