Miqësorja/ Shqipëri- Itali, impiant i tejbushur, cilësi në fushë
Ka nisur të shtohet trafiku ‘kuqezi’ në rrugët e Tiranës. Edhe pse duhen disa orë që miqësorja e luksit Shqipëri- Itali (20:45) makinat e para me flamurin Kombëtar janë shfaqur në disa akse.
Ndërkohë Edi Reja ndoshta në ndeshjen e parafundit në krye të kuqezinjëve pritet t’i japë mundësi shumë futbollistëve për t’u përballur me 4 herë kampionët e Botës.
Sipas një pakti mes federatave numri i zëvendësimëve do të jetë 6-të ndaj mes emrave të grumbulluar deomos që stafi teknik do jetë më ‘dorëlëshuar’.
Me shumë mundësi formacioni titullar do të vërtetit te: Berisha në portë e më pas Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Abrashi, Bare, Lenjani, Nedim Bajrami, Uzuni dhe Broja.
Në anën tjetër Mançini tha dje në konferencë shtypi se pret të hedhë në fushë një skuadër mikse. Për idhullin e Italisë Federiko Kieza, ardhur pas një rekuperimi të gjatë, minutat do të jenë të reduktuar.
Te të kaltërit fqinj ndërsa konsiderohen si përfaqësuesja më me shumë simpatizantë nga shqiptarët do të jenë në fushë kampionë si Donaruma, Bonuçi, Barela, Bastoni, Verrati, Zaniolo etj.
Në ‘Air Albania Stadium’ me gjasë të mbipopulluar (rreth 22 000 njerëz) do të gjykojë Genc Nuza nga Republika e Kosovës./Sportiim.al/